75 Mall Live Search
15:58 / E Hënë, 26 Janar 2026 / AR

Dafina Zeqiri habit fansat: 6 muaj pas lindjes, humb 45-kilogramë

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit.

Artistja ka publikuar një fotografi, ku ka zbuluar se janë bërë 6 muaj pas lindjes, ndërsa ka shtuar se ka humbur plot 45 kilogramë, shkruan Indeksonline.

Postimi i saj ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit të cilët e kanë ripostuar imazhin e njëjtë.

Dafina, e njohur për sinqeritetin me ndjekësit, shpesh ndan momente nga jeta personale dhe profesionale në rrjetet sociale./Indeksonline/