Dafina Zeqiri i bashkohet protestës në Drenas
Rasti i dhunimit të një 16 vjeçare në Drenas nga profesori e më pas edhe nga një polici ka shkatuar reagime të shumta.
E për këtë rast dje janë mbajtur protesta para Policisë së Kosovës të cilat kanë vazhduar edhe sot në qytetin e Drenasit, shkruan Indeksonline.
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri e cila iu bashkua protestës në Prishtinë ka bërë thirrje që qytetarët ti bashkohen edhe sot protestës.
“Drenas sot” ka shkruar Dafina më Instagram./Indeksonline/
