75 Mall Live Search
20:34 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri ka një urim për të gjithë fansat!

Viti që lamë pas ka qenë një vit mjaft i suksesshëm për këngëtaren Dafina Zeqiri, e cila lansoi disa këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku.

Pas sukseseve të vazhdueshme pritet që edhe këtë vit ajo të sjellë projekte muzikore ,që janë të mirëpritura nga fansat e saj, shkruan Indeksonline.

Së fundmi Dafina ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Instagram për të uruar gjithë fansat për vitin e ri 2020.

“Shpresoj që ky vit do ju sjellë shëndet tmire maspari! Pastaj fat pastaj fat, lumturi dhe sucses. Ju dua!”: ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive që ka publikuar. /Indeksonline/