75 Mall Live Search
14:05 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri mbrohet ‘me stil’ nga koronavirusi!

Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri, apo siq njihet nga publiku si “Duffy”, është mjaft e talentuar dhe krijuese e shumë hiteve ndër vite.

Ka më shumë se 10 vite që ajo është pjesë e skenës muzikore shqiptare, duke sjellë vazhdimisht këngë të bukura e duke bërë për vete një numër të madh fansash, shkruan Indeksonline.

Ajo gjithashtu njihet për stilin unik që e ka në paraqitje dhe në veshje, duke “befasuar” vazhdimisht publikun me guximin që ka në eksperimentet që bën në dukje.

Së fundmi, kur virusi COVID-19 apo koronavirusi ka kapluar pjesën më të madhe të botës, ajo është paraqitur e veshur me plot stil me një maskë interesante si masë mbrojtëse ndaj këtij virusi. /Indeksonline/