Dafina Zeqiri me ndryshim drastik në pamje, përgatitet për videoklipin e ri
Këngëtarja Dafina Zeqiri njihet me eksperimentet e saj në pamje, ajo vazhdimisht ndryshon stilin e flokëve dhe dukjen duke befasuar publikun.
Pak ditë më parë menaxheri i këngëtares ka bërë të ditur për Indeksonline se Dafina së shpejti do ta lansoj këngën e re në bashkëpunim me reperin Lumi B.
“Do të jetë një projekt unik, është në bashkëpunim me Lumi B dhe është ‘remake’ i një kënge të vjetër, besojmë se do të pritet shumë mirë nga publiku duke qenë se është një projekt i veçantë. Kënga do të vijë shumë shpejt e shoqëruar me videoklip”: ka deklaruar ai për Indeksonline.
E këngëtarja për përgatitjet e klipit të ri të këngës së re me reperin Lumi B ka ndryshuar pamjen duke e ndrruar stilin e flokëve, kësaj radhe shumë më ndryshe. /Indeksonline/

