75 Mall Live Search
16:19 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri me një tjetër befasi për adhuruesit

Dafina Zeqiri ka gati një tjetër projekt i cili tashmë është finalizuar dhe pritet të publikohet këtë të premte.

Këngëtarja e mirënjohur kësaj radhe ka bashkuar forcat me Dj Hamdia dhe artistin Aymane Serhani, shkruan Indeksonline.

Kënga më e re mban titullin ‘Desole por favor’ dhe do të vije e vizuelizuar edhe me videoklip, në llogarinë e saj të ‘Instagram’ këngëtarja ka bërë të ditur se kënga do të publikohet të premten.

Kujtojmë që projekti i fundit i Dafinës është kënga ‘La Reina’ ndërsa ajo është e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore./Indeksonline/