10:04 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri në bashkëpunim me reperin shqiptar, së shpejti sjellin këngën “Ring Ring”

Këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me këngën e re me titull “Ring Ring”, në bashkëpunim me reperin nga Shqipëria, që njihet si Varrosi, shkruan Indeksonline.

Ajo këtë paralajmërim e ka bërë në llogarinë e saj në Instagram ku ka shkruar : “RING RING” ft Varrosi coming soon! Projekti jem i parë në gjuhën suedeze, këngë e cila poashtu i dedikohet shoqnisë dhe familjes në vendin ku kam lind, ku jam rritë. (Suedisht, Shqip, Anglisht).

Me këtë ajo ka lënë në pritje fansat e saj për të dëgjuar këngëtaren për herë të parë duke kënduar në gjuhën suedeze, vend ky ku ajo ka lindur dhe është rritur. /Indeksonline/