75 Mall Live Search
09:32 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri: Në Evrovizion e përfaqësoj vetëm Kosovën

Të dielën që lamë pas Shqipëria zgjodhi Arilena Arën me këngën “Shaj” si përfaqësuese në Evrovizion.

Ndonëse Kosova ende nuk është pranuar që të marrë pjesë në këtë festival kjo gjë vazhdon të komentohet.

Së fundi në një emision në T7 e ftuar ka qenë gazetarja Irma Xhema, e cila ka komentuar pjesëmarjen e Shqipërisë, ndërsa theksoi se sipas saj Dafina Zeqiri do të ishte e duhura për të na përfaqësuar.

Pjesa ku ajo ka folur për Dafinën është shkëputur dhe është publikuar nga faqja e emisionit në të cilën nuk ka munguar komenti i këngëtares.

 “Kur ta pranojnë Kosovën në “Eurosong” aty m’ki ”, ishte komenti i Dafinës./Indeksonline/