Dafina Zeqiri nis ditën mbarë, me një dedikim për të shtrenjtën nënë
Dafina Zeqiri ka treguar gjithmonë se është shumë e lidhur me familjen e saj e sidomos me të ëmën.
Nuk janë të rralla edhe postimet që bën për të në rrjetet sociale dhe dedikimet emocionale, për Melihate Zeqirin e cila dikur ishte këngëtare.

Në një postim të radhës, Dafina ka treguar se ishte nëna e saj ajo që e ka mësuar dhe ndihmuar që të luftoj për gjërat që do.
“Gruaja që më mësoi të ngrihem dhe të bëj më të mirën pa marrë parasysh sa mizore janë disa njerëz, karma do të gjejë gjithmonë një mënyrë për t’iu përgjigjur problemeve të tyre”, ka shkruar Dafina bashkangjitur me një fotografi të nënës së saj.
Ndërkohë, kujtojmë që Dafina aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Zili Zili” që e solli bashkë me videoklip./Indeksonline/


