18:18 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri paralajmëron projektet e reja: Faleminderit për dashurinë që ma jepni

Dafina Zeqiri po punon intenzivisht në projektet e reja muzikore.

Këngëtarja e njohur përmes disa fotografive të publikuar së fundi bëri të ditur se shumë shpejt do të vije me këngë të reja.

“Faleminderit që po më jepni kaq shumë dashuri. Lule lule, duke ardhur te ju shumë shpejt”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, rikujtojmë që “Million dollar”, është kënga e fundit e Dafinës që erdhi bashkë me videokilp./Indeksonline/