17:29 / E Premte, 12 Gusht 2022 / MSH

Dafina Zeqiri, përformuese në Sunny Hill Tirana

Edhe pse nuk mori pjesë në Sunny Hill Festival që u mbajt më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në parkun e Germisë në Prishtinë, këngëtarja Dafina Zeqiri nuk do të mungojë në skenën e Sunny Hill Festival që pritet të mbahet në Tiranë.

Pjesmarrjen e saj e ka konfirmuar vetë Sunny Hill Festival në rrjetin social Facebook, duke publikuar emrin e saj së bashku me një fotografi.

“E mrekullueshmja Dafina Zeqiri do të na bashkohet në Tiranë për të performuar këngët e saj të ngrohta që të gjithë duam t’i këndojmë kudo që jemi”.

Edicioni i dytë i kësaj vere i Sunny Hill Festival do të mbahet më 27, 27 dhe 28 gusht në Tiranë, ku pritet të marrin pjesë shumë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare.