12:20 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / AR

Dafina Zeqiri përfundon në spital pas problemeve shëndetësore

Dafina Zeqiri pak kohë më parë tregoi se iu nënshtrua një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente. Artistja ka theksuar se përballet vazhdimisht me probleme për shkak të gjurit.

Dhe mesa duket, ky problem shëndetësor vazhdon ta shqetësojë gjithë kohës. Në një postim në “Instastory”, Dafina tregoi se po shkon te doktori për të marrë kujdesin e duhur për gjurin.

“Paksa e frikësuar që do takoj doktorin, ai është shumë strikt dhe vëzhgën çdo lëvizje. Ishalla s’na bërtet”, ka shkruar Dafina.

Më pas këngëtarja ka postuar edhe pamje nga spitali dhe kontrolli i gjurit. Mesa duket koncertet dhe lodhja kanë bërë të tyren, duke e detyruar këngëtaren të rikthehet në spital.