21:03 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri përkrah Alketa Vejsiut, jep një mesazh për femrat

Dafina Zeqiri ishte e ftuara e radhës në emisionin e udhëhequr nga Alketa Vejsiu “Në kurthin e Piter Pan”.

Moderatorja nga Shqipëria përmes rrjeteve sociale ka treguar se sa shumë e adhuron dhe e çmon  Dafina Zeqirin si artiste.

Ndërsa, një fotografi ku shihet bashkë me Alketën e ka publikuar edhe vet këngëtarja e cila në mbishkrim ka treguar se është e rëndësishme që femrat të përkrahin femrat.

“Kur femrat përkrahin njëra-tjetrën gjëra të pabesueshme ndodhin”, ka shkruar Dafina.

Ndërsa, këngëtarja është mjaft aktive këtë sezon me projekte të reja muzikore, teksa është në përgatitje të albumit të ri “Dafinë moj”./Indeksonline/