75 Mall Live Search
12:12 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri paralajmëron projektin e ri?

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka nisur prej ditësh postimin e disa imazheve në të cilat edhe këtë herë ka ardhur ndryshe në pamje.

Ndryshe, kohët e fundit kur ajo është kthyer në një bionde me flokë shumë të shkurtra, Dafina këtë herë, i ka flokët të gjata bionde e të cilat i shkojnë shumë, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja ka shkruar: “A po e ndjenë” përkrah imazheve, duke mos dhënë më shumë detaje, por që me gjasë janë të shkëputura nga projekti i saj i ri.

Ndërkohë edhe pas përfundimit të sezonit veror, Dafina po vazhdon të jetë aktive me koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Promovimi i saj i fundit është bërë në bashkëpunim me Taynan “Bye bye”./Indeksonline/