75 Mall Live Search
12:51 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri vjen me bashkëpunim ndërkombëtar: “S’jeni gati për këtë”

Dafina Zeqiri pas shumë bashkëpunimeve me artistët vendorë këtë herë ka vendosur t’i kalojë kufijtë për projektin e radhës.

Këngëtarja e njohur këtë herë ka bashkuar forcat me reperin nga Italia, Sfera Ebbasta, bashkëpunim të cilin e ka zbuluar vetë ajo në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

“2020, ata nuk janë gati”, ka shkruar Duffye, derisa një fotografi të përbashkët e ka hedhur në InstaStory edhe Ebbasta.

Duke mos dhënë shumë detaje, Daffi ka paralajmëruar se kënga do të jetë një hit i radhës.

Ndryshe, ky vit që po lëmë pas ka qenë mjaft i suksesshëm për këngëtaren e njohur, e cila ka lansuar disa këngë./Indeksonline/