19:38 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri publikon bashkëpunimin me reperin e njohur

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka bashkuar forcat me reperin nga Shqipëria, Varrosi.

Dyshja kanë publikuar këngën me titullin ‘Ring Ring’ e cila erdhi edhe me videoklip, shkruan Indeksonline.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga Dafina Zeqiri dhe Varrosi, për klipin është përkujdesur Entermedia ndërsa kënga është prodhim i Moneyz me producent nga Bled Beats.

Kënga tashmë është publikuar në kanalin Youtube./Indeksonline/