75 Mall Live Search
18:40 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri publikon bashkëpunimin ndërkombëtar ‘Desole Por Favor’

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka lansuar projektin e ri.

Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe Dafina ka ardhur me një bashkëpunim ndërkombëtar, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja e njohur ka bashkuar forcat me Dj e njohur francez, Dj Hamida dhe Aymane Serhanin në këngën me titullin ‘Desole Por Favor’.

Kënga me ritëm veror dhe plotë adrenalinë ka ardhur edhe me videoklip ndërsa testi është një miksim i disa gjuhëve si shqipe, franceze, spanjisht dhe anglisht.

Kujtojmë që projekti i fundit i Dafinës është kënga ‘La Reina’ e cila u mirëprit nga adhuruesit e këngëtares dhe deri më tani numëron mbi 3 milionë klikime./Indeksonline/