Dafina Zeqiri së shpejti publikon klipin e këngës “Ti dho krejt”

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri në fillim të muajit tetor ka publikuar albumin e ri, ‘Dafinë moj’.
Disa këngë i ka publikuar në versionin audio, ndërsa disa ka vendosur t’i vizualizojë me videoklip, shkruan Indeksonline.

Minuta më parë publikoi një imazh në llogarinë e saj në Instagram, duke treguar që kënga ‘Ti dho krejt’ do të publikohet më videoklip, me datën 18 nëntor.
Në linkun më poshtë mund ta dëgjoni këngën./Indeksonline/