14:51 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri sjell fotosesion të ri, bën dedikim për dashurinë

Dafina Zeqiri nuk ka pauzuar as gjatë kohës së izolimit kur në Kosovë ashtu si në shumicën e vendeve të botës u përhap pandemia Covid-19.

Dafina e cila njihet si një artiste e kompletuar gjatë kësaj kohe publikoj dy këngë të reja (Një herë në jetë dhe A je pendu) ka sjellur edhe fotosesione të ndryshme.

Të fundi të cilin e postoj në Instagram, Dafina erdhi më e ‘nxehtë’ se kurrë më parë duke pozuar vetëm në të brendshme.

“Dashuria është e turbullt”, shkruan Dafina në mbishkrimin e imazheve në të cilat vëmendjen më të madhe e marrin super linjat e saj.

Por rikujtojmë që megjithëse Dafina ka pak kohë që lansoj këngë e re ajo tashmë ka hyrë në studio për të përgatitur këngët e reja./Indeksonline/