Dafinës s’i mjafton veç dashuria!
Dafina Zeqiri së fundi po shijon suksesin e këngë së fundit “Ring ring”, ndërsa mbetet tejet aktive edhe në rrjetet sociale.
Këngëtarja e njohur shqiptare sjell vazhdimisht imazhe atraktive dhe joshëse, të cilat përherë komentohen dhe rrëmbejnë vëmendjen e adhuruesve dhe jo vetëm, shkruan Indeksonline.

Edhe në postimin e radhës, krahas fotografisë, Dafina mori vëmendjen edhe me mbishkrimin që bëri.
“Veç dashuria nuk mjafton”, ka shkruar Dafina sipër imazheve, ndryshe dukej në top formë./Indeksonline/
