23:00 / E Martë, 16 Gusht 2022 / Gj. Sh

Dagz i emocionuar që do të bëhet baba: Ti je filmi ynë i preferuar

Moderatorja shqiptare, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz mbrëmë e kanë konfirmuar se do të bëhen prindër për herë ta parë.

Ata e konfirmuan këtë përmes një videoje të postuar në ‘Instagram’.

Por, sonte ishte Dagz ai që emocionoi me një video të publikuar teksa shihet duke i prekur barkun Einxhelit.

“Ne do të të shikojmë gjithë jetën, ti je filmi ynë i preferuar”, ka shkruar Dagz.

Dyshja janë njohur brenda mureve të “Big Brother VIP”.