Dahoud largohet nga Dortmundi, javën e ardhshme zyrtarizohet te skuadra angleze

Mahmoud Dahoud do të largohet nga Borusia Dortmund.
27-vjeçarit i skadon kontrata në fund të muajit dhe do të largohet si futbollistë i lirë, shkruan IndeksOnline.
Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, mesfushori gjerman do të transferohet te skuadra angleze, Brighton.
Dahoud do të konfirmohet si lojtar i Brightonit në javën e ardhshme, ku do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2027./IndeksOnline/