‘Daily Mail’ i kushton artikull të veçantë paraqitjes së Miley Cyrus në ‘Sunny Hill’
Ylli botëror i muzikës, Miley Cyrus dhe pjesëmarrja e saj në ‘Sunny Hill’ ka bërë bujë ta madhe në mediat ndërkombëtare.
Ajo ka qenë një promovim i madh për festivalin dhe Kosovën e cila me të arritur në vendin tonë ka publikuar vazhdimisht video dhe fotografi në rrjetet sociale ku ndiqet nga miliona njerëz.

Një artikull të veçantë pjesëmarrjes së këngëtares amerikane në Prishtinë i ka kushtuar edhe gazeta e njohur britanike ‘Daily Mail’.

“Ajo njihet për energjinë dhe performancat e ‘zjarrta’ dhe Miley Cyrus , nuk zhgënjeu kur u ngjit në skenë në Festivalin Sunny Hill në Prishtinë, Kosovë gjatë të premtes”, e nis shkrimin Daily Mail.

Më vonë gazeta e njohur përshkruan dukjen dhe performance e saj duke e cilësuar si një nga paraqitjet më të mira të 26 vjeçares.

Mbrëmë Miley performoj në natën e parë të ‘Sunny Hill’ i cili do të vazhdoj edhe për dy netë me radhë./Indeksonline/