“Daily Mail”: Princi William nuk e ka në plan ta ftojë Harry-n në kurorëzimin e tij

Princi William nuk ka në plan të ftojë vëllain e tij më të vogël Harry-n në kurorëzimin e tij kur të vjen koha, shkruan “Daily Mail”.
Gjegjësisht, vëllezërit nuk janë të afërt prej disa kohësh dhe besohet se nuk kanë folur për gati dy vjet. “Këtë vit ai është i fokusuar te gruaja, fëmijët dhe babai i tij. Vëllai i tij nuk vjen në shprehje për të diskutuar”, tha një burim për “Daily Mail”, transmeton Indeksonline.
Mbreti Charles dhe princesha Kate janë diagnostikuar me kancer. Harry dhe Meghan thuhet se mësuan për diagnozën e Kate-it në të njëjtën kohë me publikun.
Djali i Trumpit i kritikon ata
Kujtojmë që së fundmi Eric Trump, djali i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i ka quajtur Harry-n dhe Meghan Markle-n “të llastuar”. Ai shprehu se Britania do të dëshironte të kthehej.
“Je i lirë t’i kthesh ata dy. Ne do të jemi të lumtur t’i dërgojmë nga Amerika. Mund t’i marrësh, por nuk jam i sigurt që i dëshiron më. Ndoshta as ne nuk i duam më“- tha ai për GB News.
Probleme për Harry-n dhe Meghan-in
Së fundmi, shefi i tyre i kabinetit dha dorëheqjen pas vetëm tre muajsh. “Josh Kettler nuk punon më për ta”, tha një burim për “Daily Mail”. Shkarkimi i shefit të shtabit është një goditje e veçantë për Harry-n dhe Meghan-in pasi ai duhej t’i shoqëronte ata në turneun në Bogota, Kolumbi./Indeksonline/