‘DailyMail’ i kushton artikull koncertit të Rita Orës: Tirana është shtëpia e saj së bashku me Prishtinën dhe Londrën

Rita Ora bëri një shfaqje spektakolare teksa doli në skenë për një koncert triumfues falas në Shqipëri.
Këngëtarja, 31 vjeçe, ka lindur në Kosovë nga prindër me origjinë shqiptare, përpara se të shkonte në Londër si fëmijë, por ajo konsideron Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, si shtëpinë e saj, shkruan DailyMail.
Dhe të martën (6 shtator), Rita u ngjit në skenën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ku performoi një spektakël falas me 14 këngë në një moment që ajo e cilësoi si ‘të paharrueshëm’.
Rita dukej çdo pëllëmbë yllin e popit me një triko të zezë të tejdukshme me mëngë të gjata, e cila ishte e mbuluar me detaje me shkëlqim.
Ajo e kombinoi veshjen me një palë çorape të ngjashme dhe e kompletoi pamjen që binte në sy me çizme me taka të zeza.
Veshja e saj ishte një pjesë e krijuar për të nga kolegu shqiptar dhe stilisti i njohur Valdrin Sahiti, i cili ka bërë veshje për Beyonce, Cardi B, Paris Hilton dhe Angelica Ross.