07:41 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

DailyMail shkruan për kosovarët që ngritën flamujt e Anglisë, brohoritën emrat e lojtarëve si falënderim 20 vite pas luftës

Mikpritje e pashoq iu bë sonte Anglisë në “Fadil Vokrri”, kjo si shenjë falënderimi 20 vite pas ndihmës së madhe të Britanisë së Madhe gjatë luftës në Kosovë.

E njëra ndër gazetat më prestigjioze në Angli, nuk la pa theksuar gjestin e tifozëve kosovarë.

Ndër të tjera e përditshmja angleze i dha një lloj vlerësimi gjestit shumë të mirë të “Dardanëve”.

“Flamujt u ngritën në shenjë respekti nga pritësit, si dhe u thirrën emrat e lojtarëve tanë”, citon DailyMail, shkruan Indeksonline.

Kosova u mund nga Anglia 0 me 4, e nuk mbeti asnjë media angleze pa raportuar për pritjen që Kombëtarja jonë organizoj për ta./Indeksonline/

https://www.dailymail.co.uk/sport/sportsnews/article-7695275/Kosovan-fans-hold-England-flags-God-Save-Queen-chant-players-names-thank-you.html?ito=social-facebook&fbclid=IwAR0o-8n-BG4jfUnWDqAK4I0kZruEX8mtpC9hCaECbii8wGALM5C30HmSgds