Daja: Do të bëjm përpjektet maksimale që të marrim më të miren ndaj Zalgiris

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur për shortin e kulifikimeve në Ligën e Kampionëve, ku do të takohen me kampionin e Lituanisë, Zalgiris, raporton Indeksonline.
Ai ka thënë se do ta respektojn kundërshtarin dhe do të bëjnë përpjekte maksimale që të marrim më të miren ndaj Zalgiris.
“Ne jemi përgatitur që përpara hedhjës së shortit se çdo kundërshtarë që do të na caktonte shorti ishte i fortë sepse ata ishin në vazon e favoriteve, jo vetëm nga cilësia por edhe eksperienca në pjesmarrjen në kompeticionet europiane. Një nga këto është edhe Zalgiris 9 herë fitues i kampionatit dhe 13herë fitues i Kupës në Lituani.
Duke e respektuar kundërshtarin ne do të bëjm përpjektet maksimale që të marrim më të miren e mundshme nga ndeshja e pare qe zhvillohet ne Kosovë.”, ka thënë Ilir Daja, transmeton Indeksonline.
Kujtojmë që ndeshja e parë luhet me datë 5 korrik në Suharekë, ndërsa ndeshja kthese zhvillohet me datën 12 korrik./Indeksonline