75 Mall Live Search
19:20 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / Gj. Sh

Daja e cilson favorite Slavia Prahën

Ballkani nesër do të luaj ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të Conference League, kundër skuadrës çeke, Slavia Praha.

Një ditë para ndeshjes, në konferencë për media ka folur trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, shkruan IndeksOnline.

Daja e ka cilësuar si favorit skuadrën e Spartës por ka thënë se do të mundohen të bëjnë më të mirën në këtë takim.

“Për ne është ndeshja e dytë në grupet e Ligës së Konferencës. Është ndeshja e parë në udhëtim ku përballë kemi ekipin favorit për kalimin e grupit. Gjithsesi duke respektuar kundërshtarin do përpiqemi me mundësitë tona të bëjmë më të mirën për të vazhduar atë paraqitje të mirë që bëmë edhe ndaj Cluj në ndeshjen e parë të grupeve”, tha Daja në konferencë për media.

Ndeshja mes Sllavia Prahas dhe Ballkanit do të luhet ditën e enjte më fillim nga ora18:45./Indeksonline/