75 Mall Live Search
22:29 / E Enjte, 08 Shtator 2022 / Gj. Sh

Daja flet pas barazimit ndaj Cluj

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë së prezantimi i Ballkanit në Ligën e Konferencës ishte shumë i mirë, duke pasur parasysh që ata luajtën kundër kampionit të Rumanisë.

“Ne kishim kontrollin i lojës, nga futbollistët tonë, të cilët siç kam thënë janë futbollistë me personalitet.  Bëmë lojë nga poshtë duke shmangur presionin nga skuadra kundërshtare dhe nuk i lejonim skuadrës kundërshtare asgjë”, tha ai.

“Na mungojë prezenca e kapitenit (Kuç). Me vjen keq që barazuam por do ta marrim këtë barazim si një mësim për të ardhmen.  Nuk janë kundërshtar të lehtë edhe ata të tjerët që kemi lozur, ashtu si thanë disa analistë, përveç La Floritës që nuk e kanë pasur profesion futbollin”.

Në fund Daja ka thënë se ende nuk ka informacione për Zyban dhe lëndimin e tij, por deri me tani nuk duket lëndim i rëndë.

“Sa i përket Kuç, sot vjen rezonanca por nga analizat e para del që lëndimi nuk është serioz dhe ai nuk do të na mungojë shumë gjatë”.