75 Mall Live Search
23:19 / E Diele, 21 Gusht 2022 / C E

Daja flet pas fitores së parë në kampionat: E rëndësishme ishte të marrim tre pikë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është parë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Drenicës, derisa ka thënë se mungesat bënë që loja mos të ishte shumë e mirë.

“Kishim mungesa. Na mungonin Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu dhe Astrit Thaqi. Por ne do të vazhdojmë të ruajmë atë që kemi bërë vitin e kaluar. Sot e rëndësishme për ne ishte të marrim tri pikë dhe ta presim me qetësi ndeshjen e së enjtes”, ka thënë Daja për Arts sport.

Të enjten Ballkani e pret Shkupin në ndeshjen e kthimit të plejofit të Ligës së Konferencës.

“Ne kemi bërë hap të mirë në udhëtim. Shkupi është ekip i mirë, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të koncentruar. Por edhe ne kemi kualitetet tona. Kemi ndeshje të vështirë. E rëndësishme është që është ndeshje mes ekipeve shqiptare. Duhet t’i presim si na pritën në Shkup. Do të bëjmë maksimumin për të siguruar kualifikimin”, ka theksuar Daja.