Daja i lumtur me fitoren e Ballkanit

Ballkani ka arritu të fitoj për herë të parë Superkupën e Kosovës në futboll.
Skuadra suharekase mposhti Llapin me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e cila u zhvillua në Antalia të Turqisë, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar futbollisti Lumbardh Dellova në minutën e 62-të.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Balllkanit, Ilir Daja, u shpreh i lumtur për fitimin e Superkupës, dhe tani objektivi tjetër është të mbroj titullin e kampionit.
“Ishte lojë e fortë dhe e luftuar në fushë. Jemi të kënaqur sepse sjellim një trofe tjetër në Suharekë. Na vjen mirë që pas marrjes së titullit, kemi edhe fitimin e Superkupës.
Nuk jemi në ditët tona më të mira sepse jemi në fazën përgatitore. Në këtë lloj ambienti, ndoshta do të kishte më shumë spektakël po të ishim në formën optimale.
Ndeshja ishte me episode, por episodet zgjidhin ndeshjet. Jemi të lumtur, i uroj të gjithë për këtë triumf. Jemi me pikë të barabarta me Dritën. Ne kemi një grup me djem shumë të mirë, qoftë të talentuar, qoftë që kanë ambicie.
Do ta kemi vështirë ta mbrojmë titullin. Por, ashtu siç kemi bërë gjatë gjysmës së parë të sezonit, ku zhvilluam edhe një sezon në veçanti në Evropë, do ta tregojmë veten edhe në këtë gjysmën e dytë të kampionatit.”, deklaroi Ilir Daja./IndeksOnline/