Daja i Ramush Haradinajt me një mesazh pasi deputeti i AAK-së mori ftesë nga Specialja
Ish-deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj ka thënë se nuk ka dyshim në luftën e pastër të kolegut të tij partiak, Blerim Kuçi.
Ai këtë e ka thënë pas thirrjes që Kucit i ka bërë sot Gjykata Speciale.
“Blerim Kuqi jemi qeta që jemi, por një e di se nga më të mirët jemi. S’dyshoj në luftën, dhe fitoren tuaj të radhës”, ka shkruar Brahimaj në Facebook, i cili poashtu ditë më parë ka pranuar një ftesë nga Dhomat e Specializuara.
