75 Mall Live Search
20:16 / E Martë, 26 Nëntor 2024 / MSH

“Daja” i UÇK-së nominohet nga Haradinaj në garën për deputet: Jam aty, sa herë që më thërret atdheu

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Brahimaj do të jetë pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Kandidatura e tij u shpalos sot gjatë një tubimi të AAK-së në Gjakovë.

“Sot po kërkoj besimin tuaj për të ju përfaqësuar si deputet i Parlamentit të Kosovës

Si deputet i Kosovës do të jem zëri i kategorive të dala nga lufta. Do të kërkoj plotësimin e ligjit për veteran kurse në aspektin zhvillimor do të jem në funksion të promovimit të bujqësisë

Asnjëherë nuk kam zhgënjyer popullin tim. Asnjëherë nuk bëj kompromis për interesin e qytetarëve tanë”, u shpreh Brahimaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sonte Gjakova e dëshmoi se jo më kot i beson që sa vite Aleancës për qeverisje lokale. Gjakova e tha më zë të lartë sot se po i beson AAK-së dhe Ramush Haradinajt edhe për qeverisjen qëndrore.

Në një atmosferë të paparë sonte u bë prezantimi i kandidatëve për deputetë nga partia jonë në këtë komunë.

Gjakova më njeh mua që në luftë dhe në paqe jam përballur me dinjitet dhe me ftyrë.  Bashkë me nanën Azë, tre vëllezërit,  dhe me krejt familjen u jemi përgjigjur thirrjes së atdheut me i dal zot, se bashku me shum djem e vajza te Gjakovës, qe nje pjes janë deshmore, para te cilve perulna.

Për 8 vite, u përballa në Hagë me drejtësinë

Për 8 vite kam mbrojtur veten, familjen, UÇK-n dhe nderin e Kombit. Jam krenar per gjithë këtë etapë.

I jam rikthyer jetës me angazhim në bujqësi për mirëqenien e familjes por dhe aktivitetit politik për të mbrojtur dhe avancuar shtetin e Kosovës.

Kosova e sigurt me zhvillim ekonomik, që respekton vlerat e luftës dhe të lirisë!

Sot po kërkoj besimin tuaj për të ju përfaqësuar si deputet i Parlamentit të Kosovës

Si deputet i Kosovës do të jem zëri i kategorive të dala nga lufta. Do të kërkoj plotësimin e ligjit për veteran kurse në aspektin zhvillimor do të jem në funksion të promovimit të bujqësisë

Asnjëherë nuk kam zhgënjyer popullin tim. Asnjëherë nuk bëj kompromis për interesin e qytetarëve tanë.

E tërë jeta ime dhe familjes sime është në shërbim të popullit.

Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë gjithmonë.

Sinqerisht, Lahi Brahimaj.