Daja kërcënon mbesat dhe motrën e tij!

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një person është arrestuar në mbrëmjen e së martës në komunën e Prizrenit, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit, i njëjti ka kanosur përmes telefonit motrën dhe mbresat e tij.
“Prizren 2401.2021 – 20:55. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur përmes telefonit motrën dhe mbesat e tij. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/