75 Mall Live Search
23:28 / E Enjte, 31 Gusht 2023 / Gj. Sh

Daja me një dedikim special pas suksesit me Ballkanit

Trajneri i Ballkanit Ilir, Daja ka folur pas dërgoi Ballkanin për herë të dytë në fazën e grupeve të Conference League.

Kampioni i Kosovës ka eliminuar me sukses në play-off, skuadrën bjelloruse, Bate Borisov, me rezultat të përgjithshëm 4-2, shkruan IndeksOnline.

Daja në një intervist pas ndeshjes me gazetarin Arlind Sadiku, tha se është i lumtur me këtë sukeses, dhe se fitoren ia dedikonë të gjithë trajnerëve, të çfardo kategorie, edhe të grupmoshave të klubit të Ballkanit.

“Ishte si një ëndërr e çmendur. Ky kualifikim i shkon gjithë Suharekës, Ballkanit, tifozëve tanë, gjithë Kosovës, sepse kemi prezantuar gjithë futbollin kosovar, ndihem i përulur para çdo tifozi kosovar që na ka mbështet në këtë rrugëtim. Unë kualifikimin Suharekës e Kosovës, fitoren ia dedikojë të gjithë trajnerëve, të çfardo kategorie, edhe të grupmoshave”, deklaroi Daja./IndeksOnline/