Dajaku asiston, Ivan Rakitic shënon golin e parë me fanellën e Hajduk Splitit

Skuadra e Hajduk Splitit është duke fituar 2:0 ndaj Sibenik në ndeshjen e javës së nëntë në elitën e futbollit kroat.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi mesfushori kroat, Ivan Rakitic në minutën e dytë, shkruan Indeksonline.
Rakitic shënoi gol pas një asisti nga Leon Dajaku – futbollisti shqiptar.
Kujtojmë që ky ishte goli i parë i Rakitic me fanellën e Hajduk Splitit./Indeksonline/
IVAN RAKITIĆ'S FIRST GOAL FOR HAJDUK!#HNL #HAJŠIBpic.twitter.com/DiQf9b3i03
— Croatian Football (@CroatiaFooty) October 6, 2024