75 Mall Live Search
23:34 / E Diele, 26 Korrik 2020 / C E

Dajaku: Nuk i them jo Kosovës, ta shohim çfarë do të ndodhë

Futbollisti kosovar Leon Dajaku është duke shkëlqyer te Bayerni. 19 vjeçari në një bisedë për “Sport Show”, ka thënë se është shumë i kënaqur me performancën e tij por ai pret edhe më shumë, derisa ka folur edhe për mundësin që t’i bashkohet Kosovës.

“Ka qenë një edicion shumë i mirë. Kisha dy ndeshje me ekipin e parë dhe jam i lumtur, por po besoj se jam potencial edhe më shumë”, ka thënë Dajaku duke kujtuar ndeshjen e parë.

“Ndeshja e parë ishte kundër Wolfsburgut dhe ishte një ndjenë ku nuk mundesh me përshkruar. Stadiumi i Bayrenit është stadiumi më i mirë prej të gjithëve. Janë 80 mijë shikues, është diçka e pa përshkruar rrahjet e ezmeres janë të mëdha. Nuk kisha shumë minutash por momente të mira. Sa i përket të ardhmes mbetet të shihet nuk e di dëshira ime është vetëm të luaj”, ka thënë Dajaku.

“E shikoj çdo lojë të Kosovën. A luaj apo nuk luaj te Kosova unë e shikoj çdo ndeshje dhe aty ka shumë potencial. Unë besoj që ky ekip do të shkoj shumë lart. Nuk kam vendosur ende ku do të luaj në të ardhmen. Aktualisht jam te Gjermania por po e përsërisë çdo lojë të Kosovës e shoh dhe jam krenar për atë ekip. Besoj shumë se do të arrijnë Evropianin. Nuk i them jo Kosovës por të shohim çka do të ndodhë”, ka thënë Dajaku.