75 Mall Live Search
11:17 / E Hënë, 21 Tetor 2024 / L K

Dajaku reagoi ashpër pas zëvëndësimit që i bëri Gatusso, pritet t’i kushtojë

Leon Dajaku, është kthyer në formacionin e Hajdukut pasi në fillim Gatusso nuk llogariste fare në të.

Por mundësinë e dhënë futbollisti shqiptar nuk e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë.

Dajaku kishte paraqitje dëshpëruese ndaj Slaven Belupos dhe reagoi ashpër pasi u zëvëndësua në minutën e 56 të ndeshjes.

Ai hodhi shishen fuqishëm në drejtim të stolave në bankinë.

Kjo sjellje e tij pritet t’i kushtojë nga trajneri Gatusso që njihet për vendimet e rrepta në situata të tilla./Indeksonline/