75 Mall Live Search
12:30 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Daka: Bashkëpunimi ndërinstitucional – i domosdoshëm për zgjedhje të lira dhe demokratike

Drejtues të gjashtë institucioneve (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave) nënshkruan një Memorandum Bshkëpunimi për procesin zgjedhor.

Qëllimi i këtij memorandumi është ngritja e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet këtyre instituconeve për parandalimin e shkeljeve ligjore si edhe për të hetuar, ndjekur dhe gjykuar rastet që bien ndesh me të drejtat e votimit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha me këtë rast se kjo marrëveshje është tregues i qartë i vullnetit të përbashkët të të gjitha institucioneve për të bashkëpunuar me qëllimin që proceset zgjedhore të zhvillohen në përputhje me ligjin, por edhe të reagojmë kur cënohet integriteti i tyre dhe e drejta e votës.

“Sipas Kushtetutës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka barrën kryesore për organizimin e proceseve zgjedhore në Republikën e Kosovës, por jemi të vetëdijshëm se bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për t’u shërbyer zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, tha Daka.