14:22 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / OSH

Daka e lë mbledhjen e KQZ-së: Bollni ma me cirkus politik

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka lëshuar mbledhjen e sotme pas kërkesës së përfaqësuesit të LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, që të marrë një vendim lidhur me çështjen e votave të komuniteteve.

Ajo tha se  se nuk janë kuvend që të marrin vendime politike, shkruan IndeksOnline.

Daka ka lëshuar mbledhjen, duke e deklaruar atë të mbyllur.

“Bollni ma me cirkus politikë. Ju lutem, çështjet politike ngritni në Parlament. Këtu nuk është parlament. KQZ-ja organizon zgjedhje. U kry mbledhja, vazhdoni”, tha ajo./IndeksOnline/