75 Mall Live Search
10:13 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Daka fton prokurorinë dhe policinë, që nga sot të jenë të pranishëm në QNR

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në mbledhjen e zhvilluar sot ka ftuar organet e sigurisë që të jenë të pranishme në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

“Askush nuk i ndalon prokurorinë dhe policinë që të jenë të pranishme në QNR. Lirisht mund të qëndrojnë aty dhe t’i marrin provat me emra dhe numra të vendvotimeve ku kanë ndodhur manipulime”, tha Daka, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që KQZ-ja ka vendosur që votat e 530 vendvotimeve t’i dërgojë në rinumërim, për shkak të manipulimeve që i bën komisionerët nga subjektet politike./Indeksonline/