75 Mall Live Search
17:51 / E Martë, 12 Janar 2021 / OSH

Daka: KQZ asnjëherë nuk tentoi që diasporës t’ia pamundësojë votimin

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka folur rreth mënyrës së verifikimit të aplikuesve jashtë Kosovës për procesin e 14 shkurtit.

Daka ka thënë se KQZ asnjëherë nuk ka tentuar që qytetarëve të diasporës t’ua pamundësojë votimin, transmeton IndeksOnline.

Ajo shtoi se KQZ duhet të jetë e sigurt që çdo apikues i cili voton qëndron vërtetë prapa këtij aplikimi.

”Na nevojiten mekanizma që vërtetojnë se votuesit janë me të vërtetë ata që edhe kanë aplikuar për votim jashtë Kosovës. Asnjëherë nuk është tentu që KQZ qytetarëve të diasporës t’ua pamundësojë votimin. Ne si KQZ në anën tjetër duhet të jemi të sigurt që çdo apikues i cili voton qëndron vërtetë prapa këtij aplikimi. Dhe jo të pranojmë aplikime që qartazi shihen se janë të manipuluara”, tha ajo./IndeksOnline/