75 Mall Live Search
19:41 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / Blerim

Daka: Mbarëvajtja e procesit të zgjedhjeve pa incidente

Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet në dy komuna ku u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, Mitrovicë të Veriut dhe Podujevë.

Në një konferencë për media, ka folur Valdete Daka nga KQZ, derisa ka thënë se procesi zgjedhor sot ka shkuar pa incidente të mëdha, transmeton Indeksonline.

“Gjatë ditë së sotme, votimi ka shkuar pa probleme, vetëm 6 sosh që nuk e cënojnë integritetin. Në këtë proces zgjedhor, në Podujevë kanë votuar 40.51 % të votuesve, derisa në të njëjtën orë, në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kanë votuar 47.7%.

Në Mitrovicën e Veriut 39.14%, e në zgjedhjet e vitit 2017 votuan 37.9%”, tha Daka.

Ajo falënderoi edhe prokurorinë e policinë të cilët kanë qenë të mobilizuar në mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Gjithashtu Daka tha se rezultatet e para do të publikohen në orën 21:00, ku edhe do të mbahet konferenca e radhës./Indeksonline