75 Mall Live Search
11:16 / E Martë, 15 Qershor 2021 / AR

Daka me plotë akuza ndaj Osmanit: Përmbushi kërcënimin dhe premtimin për shkarkimin tim

valdete daka

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, është duke mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për medie pas shkarkimit nga presidentja Vjosa Osmani.

Ajo u shpreh se me këtë vendim, Vjosa Osmani përmbushi kërcënimin dhe premtimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore, shkruan Indeksonline.

“Dje me vendimin e saj, presidentja Vjosa Osmani ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore për shkarkimin tim.

Është vendim jokushtetues dhe i pa mbështetur në ligj. Arsyetimi i dhënë është i paligjshëm dhe qesharak.

Ky vendim shihet qartë se ishte përgatitur më herët dhe këtë e dëshmon edhe emërimi i kryetarit të ri të KQZ-së brenda pak minutave.

Kërcënimet publike të Osmanit kanë nisur nga janari i vitit 2021, në kohën kur unë si kryetare edhe anëtarët tjerë të KQZ-së edhe përkundër presionit të madh ishim në mbrojtje të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar kandidim për deputet për persona të shpallur fajtor për vepra penale në tri vitet e fundit.

Ajo përmes një videomesazhi ka kërcënuar me shkarkim. Ky presion i porositur ka vazhduar më vonë edhe nga një subjekt politik duke bërë akuza të pabaza”, tha ajo.

Po ashtu Daka u shpreh se gjatë ushtrimit të funksionit të kryetares së KQZ-së ka qenë e përgjegjshme dhe ka vepruar me integritet të lartë e në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Daka tha se sot KQZ është shembull për organizimin e zgjedhjeve demokratike./Indeksonline/