75 Mall Live Search
16:44 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Daka thotë se nuk pritet të ketë certifikim të shpejtë të rezultatit të zgjedhjeve

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se nuk pret certifikim të shpejtë të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Madje ajo thotë se ky proces mund të mos përmbyllet në tërësi deri në fillim të dhjetorit.

Sipas saj, e gjithë kjo mund të ndodhë për shkak të ankesave të subjekteve politike në procesin zgjedhor.