75 Mall Live Search
10:02 / E Shtunë, 09 Prill 2022 / MSH

Dakordohen 10 korridore humanitare në Ukrainë

Dhjetë korridore humanitare janë rënë dakord për të shtunën, duke përfshirë edhe qytetin jugor Mariupol me transport privat.

Kështu ka bërë të ditur, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Ndërkohë, BBC ka takuar civilë që kishin arritur të largoheshin nga Mariupoli ditët e fundit, të cilët e përshkruan atë si një “varrezë”.

Ata folën për trupa të varrosur në varre të cekëta, grabitje nga luftëtarët çeçenë dhe banorë të uritur që vriteshin kur dilnin nga strehimoret për të gjetur ujë.