75 Mall Live Search
16:26 / E Diele, 20 Prill 2025 / G T

Daku asiston në humbjen e Rubin Kazanit dhe ndëshkohet me karton të kuq

Skuadra e Rubin Kazanit ka pësuar humbje ndaj Dinamo Moskës me shifrat 3:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Premier League të Rusisë.

Golin e vetëm për ekipin e Rubin Kazanit e shënoi Bezrukov në minutën e 25’të, shkruan Indeksonline

Bezrukov shënoi pas një super asisti nga bashkëlojtari i tij, Mirlind Daku.

Por, më pas Daku u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90’të.

Sulmuesi “kuqezi” gjatë këtij sezoni ka shënuar 11 gola, ka bërë gjashtë asiste, është ndëshkuar tetë herë me karton të verdhë dhe dy karton të kuq./Indeksonline/