75 Mall Live Search
22:57 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / A. A

Daku debuton në Evropë me Osijekun

Vetëm 4 ditë pasi debutoi me Osijekun në kampionatin kroat, Mirlind Daku ka shijuar edhe debutimin në garat evropiane.

Sulmuesi kosovar u inkuadrua në minutën e 78-të kundër CSKA Sofia, në kualifikimet e UEFA Conference League.

Kur po luhen minutat e fundit, rezultati është i barabartë 1-1, ndërsa i përgjithshmi pas dy ndeshjeve 5-3 në favor të bullgarëve.

/Indeksonline/