75 Mall Live Search
20:15 / E Premte, 23 Gusht 2024 / C E

Daku i jashtëzakonshëm në Rusi, realizon golin e katërt radhazi

Mirlind Daku është shndërruar në një “makineri golash”  të Rubin Kazani, teksa mbrëmjen e sotme realizoi golin e katërt radhazi dhe të 5-tin në 6 javët e para të kampionatit. 

Sulmuesi shqiptar është padyshim lojtari i momentit jo vetëm te skuadra e tij, por në të gjithë kampionatin rus.

26-vjeçari i dhuroi avantazhin Rubinit në minutën e 45-të të sfidës, duke shënuar me 11-metërsh.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 falë golit të Dakut.