13:15 / E Diele, 02 Tetor 2022 / MSH

Daku i pandalshëm, ky është goli magjik që shënoi dje (VIDEO)

Mirlind Daku është duke shkëlqyer në fanellën e FC Muras në Slloveni.

Futbollisti nga Gjilani shënoi mbrëmë golin e barazimit në minutat shtesë të lojës, duke i siguruar ekipit të tij një pikë.

Me një asist nga Dardan Shabanhaxhaj, Daku shënoi gol me kokë në portën e ekipit Domzale.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2./Indeksonline/